Na ndiqni

Aktuale

Daçiq tregon nëse Serbia do të vendosë sanksione kundër Rusisë

Nga: KosovaPress Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:16
Ivica Daçiq

Rruga evropiane e Serbisë nuk është dhe nuk mund të jetë një pengesë për marrëdhëniet e ngushta dhe vëllazërore me Rusinë, dhe Beogradi zyrtar nuk do t'i bashkohet sanksioneve kundër Moskës në të ardhmen.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq sot në hapjen e ekspozitës së dokumenteve “Serbia-Rusia, Jugosllavia-BRSS në arkivin jugosllav” në Beograd.

Daçiq tha se Serbia është mirënjohës ndaj Rusisë për mbështetjen e saj dhe qëndrimet mbi Kosovën.

"Dëshiroj të falënderoj edhe njëherë Rusinë për mbështetjen e saj solide dhe konsistente ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë dhe politikave tona për Kosovën, në kushtet kur po ballafaqohemi me përpjekjet e Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, 'luftën tregtare' dhe inkursionin e fundit të ROSU në veri të Mitrovicës, kur të gjitha argumentet janë në anën tonë," tha ai. 

Kryediplomati serb përmendi në mënyrë specifike mbështetjen e Rusisë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme në Dubai, kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test