Na ndiqni

Aktuale

Limaj flet për marrëveshjet e reja Kosovë-Shqipëri, thotë se do të zbatohen brenda gjashtë muajsh

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:15
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mbledhja e sotme mes dy qeverive është vlerësuar si mbledhja më e suksesshme si në përmbajtje ashtu edhe në organizim.

Kjo mbledhje, sipas Limajt, ka qenë jashtëzakonisht produktive.

Limaj i cili ishte i ngarkuar për përgatitjen dhe organizimin e kësaj mbledhje ka thënë se ka dashur që kjo mbledhje të përgatitet me gjëra konkrete, pra disa marrëveshje siç thotë ai të realizueshme të cilat kanë efekt të marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot është arritur konkretisht disa marrëveshje dhe është kufizuar koha kur duhet të implementohen këto marrëveshje. E para është tani e tutje Kosova do ta ketë përfundimisht një derë transit në portin e Durrësit për të gjitha mallrat dhe ne do ta kemi zyrën doganore në portin e Durrësit. E dyta është lehtësimi i skajshëm i lëvizjes se qytetarëve. Menaxhimi i integruar i kufijve sepse jem dëshmitar të radhëve të mëdha të kolonave dhe kjo skenë ju ka penguar të gjithëve, pritjet e gjata duke irrituar edhe mërgimtaret dhe tani e tutje ne kemi udhëzuar dy ministritë përkatëse që t'i minimizojnë komplet pritjet dhe do ta bëjmë një qarkullim thuajse të bredhshim mes Kosovës dhe Shqipërisë duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtarë”, ka thënë Limaj për T7.

Më tutje, ai ka bërë me dije se është nënshkruar marrëveshja që 42 licencat për mallrat që janë lëshuar në Prishtinë nuk janë pranuar në Tiranë dhe anasjelltas.

“Një mall i Kosovës për më kalu në Shqipëri janë dashur 12 dokumente dhe kjo me nuk do të jetë. Gjithçka që lëshohet në agjensionet e Tiranës dhe Prishtinës do të njihen nga dy vendet. Poashtu patent shoferët do të njihen nga dy vendet. Këto janë një seri veprimesh konkrete. Do të shohim të gjitha barrierat tarifore dhe jo tarifore të hiqen dhe objektivi ynë është për të shkuar drejt një Unioni Doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka theksuar Limaj.

Porti i Durrësit, zëvendëskryeministri ka bërë me dije se do të jetë në funksion nga janari dhe se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara sot sot të realizohen në një afat prej 6 muajsh.

Mediat Shqiptare
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test