Na ndiqni

Aktuale

Ambasada e SHBA-së kundërshton taksën e Kosovës ndaj Serbisë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Greg Delawie dhe Colleen Hyland

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, e ka cilësuar si të dëmshme vendosjen e taksës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë.

Ajo ka thënë se rritja e taksave ndaj Serbisë nënkupton rritje të tensioneve dhe rritje të dëmtimit të reputacionit të Kosovës.

“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së = rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Udhëheqja strategjike, reagimet jo emocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, ka shkruar Hyland në Twitter.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë që Hyland ka postuar në Twitter.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test