Na ndiqni

Aktuale

Rifat Jashari me mesazh të fuqishëm për shqiptarët në Ditën e Flamurit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:13
Rifat Jashari me mesazh të fuqishëm për shqiptarët në Ditën e Flamurit

Në vigjilje të festave të nëntorit, pas mbledhjes së dy qeverive, këto të fundit kanë vazhduar drejt kompleksit memorial "Adem Jashari", për të bërë homazhe, pranë varreve të familjes Jashari, prej nga u përçua mesazhi që populli shqiptar të jetë i bashkuar në rrugën e integrimit evropian.

Vëllai i heroit kombëtar, Adem Jashari, Rifat Jashari, ka ftuar gjithë shqiptarët që të gjithmonë të jenë të bashkuar.

Jashari: Gjithmonë jemi kështu top bashkë

“Ju uroj Festën e 28 Nëntorit gjithë shqiptarëve kudo që janë në këto momente, ju falënderoj shumë. Inshallah gjithmonë jemi kështu top bashkë qysh jemi këtu sot para këtyre varrezave këtu”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku bashkohen të gjithë shqiptarët, duke shtuar se është nder që sot këto homazhe po i bëjnë së bashku me Qeverinë e Shqipërisë.

Haradinaj: Kemi nderin që në këto homazhe jemi së bashku me Qeverinë e Shqipërisë

“Jemi në nderim pra në Prekaz, vendi ku bashkon të gjithë shqiptarët , prej Kosovës jemi gjithë Qeveria, kryetari i Kuvendit zotëri Veseli. Unë kemi nderin që në homazhe kësaj here jemi bashkë me Qeverinë e Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama të gjithë kabinetin qeveritar. Nderi dhe lavdia është për të rënët për liri, por edhe ne do të rrugëtojmë në rrugën e tyre”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nuk ka vend më të lavdishëm për t'u uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit kuq e zi, se sa Prekazi.

Rama: Flamuri - simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë

“Shumë faleminderit për mikpritjen dhe për mundësinë që na u dha që të nderojmë historinë e lavdishme të kësaj familje dhe të kësaj toke këtu ku jemi dhe besoj që nuk ka një vend më të përshtatshëm për t’iu uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspiroj çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar Evropën e bashkuar”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se në integrimin evropian është mirë të ecet së bashku si komb, ku sipas tij, ky është mesazhi kyç.

Veseli: Integrimi Evropian, prioritet mbi prioritete

“Unë dhe baca Rif jemi mysafirë, urime të gjithave ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, në të njëjtën kohë Dita Kombëtare e Flamurit, është shpresë, është perspektivë, është bashkim, por në të njëjtën kohë është ecja përpara në realitete të cilat jemi. Për ne integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet mbi prioritete dhe në atë do të vazhdojmë bashkërisht si me shtetin shqiptar edhe me shtetet fqinje po ashtu që të kemi marrëdhënie të mira e që është kryesore si mesazh ne nuk do të ndalemi dhe askush nuk mund të na del në rrugëtimin tonë përpara si komb”, u shpreh Veseli.

Homazhe te varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe një grup nxënësish të shkollës, "Shaban Idrizi" në Mitrovicë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test