Na ndiqni

Aktuale

Arrijnë në Kosovë eshtrat e dy heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Eshtrat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala kanë arritur në Kosovë.

Pas zhvarrimit në Tiranë, eshtrat e tyre me ceremoni janë sjellë në Kosovë, ku nesër do të bëhet rivarrimi i tyre në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, ku edhe do pushojnë përjetësisht.

Eshtrat e heronjve rreth orës 15 e 30 nga autoritetet shqiptare u janë dorëzuar FSK-së në Prizren.

Këto janë aktivitet për ditën e nesërme:

12:00 Homazhet në hollin e Kuvendit12:00-Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtarë14:00 Nisja e kortezhit14:30 Rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë
Ilir Konushevci ka qenë njëri nga komandantët dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së në Llap. Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës dhe është vrarë më 9 maj të vitit 1998 dhe është i varrosur në Tiranë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test