Na ndiqni

Aktuale

Murati për mbledhjen e dy qeverive: Të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:33
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka folur për mbledhjen e dy qeverive që u mbajt sot në qytetin e Pejës.

Murati me këtë rast ka thënë se pavarësisht rëndësisë që kanë mbledhjet e tilla, ato nuk janë të mjaftueshme, pasi sipas tij duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve dhe jo vetëm në realizimin e marrëveshjeve.

Murati ka komentuar edhe emërimin e koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjes së dy qeverive, që u zgjodh Fatmir Limaj duke thënë se ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm në këtë drejtim.

Ky është statusi i plotë i Muratit:

Raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim. Mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët. Ky mekanizëm do të duhej të kishte një buxhet përmes së cilës do të realizoheshin projekte të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj. Gjithashtu do të duhej të kishte mandat që me projekte të aplikonin edhe shqiptarët nga Kosova Lindore, Mal të Zi e Maqedonia. Emërimi i sotëm i Koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të dy qeverive, të shpresojmë se është hapi i parë në këtë drejtim. Krijimi i fillesave të administratës së përbashkët kombëtare është hap i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave të interesave klanore që kanë mund të zënë vend në administratat e dy shteteve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test