Na ndiqni

Aktuale

Anulon vizitën për shkak të fusnotës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Naim Qelaj

Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, zëvendësministri Naim Qelaj, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin rajonal “Promovimi dhe Implementimi i Konventës së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” në Shkup, pasi organizatorët mbishkrimet e përfaqësuesve të Kosovës i ka vënë me fusnotë.

Qelaj tha se nuk do të marrë pjesë në forum pa emërtimin e plotë të Kosovës si shtet i barabartë me vende tjera pjesëmarrëse.

“Pres nga organizatorët të veprojnë dhe të na mundësojnë pjesëmarrjen  tonë me evitimin e fusnotës ose të shënohet edhe mendimi i GJND së dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Vendimi për mos pjesëmarrje i Qelaj, është përkrahur edhe nga përfaqësuese të shoqërisë civile, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës  dhe nga Kipred.

Në këtë forum është paraparë të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile, dhe ku do të diskutohej implementimi i Konventës së Stambollit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë,  veçanërisht për punën që po bëhet për mbrojtën  nga dhuna në familje.

Konferenca, e cila mbahet më 27-28 nëntor, është organizuar nga Unioni Evropian, Këshilli i Evropës, UNWomen, nën përkujdesjen e Qeverisë së Maqedonisë.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test