Na ndiqni

Aktuale

Rikallo: Pas vendimit të Qeverisë mund të ndodhë një 'katastrofë humanitare'

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:35
Nenad Rikalo dhe Ramush Haradinaj

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj, e që vije nga rradhët e Listës Serbe, Nenad Rikalo, ka thënë sot se nëse institucionet e Prishtinës nuk tregojnë vullnet për gjetjen e një zgjidhje pas vendosjes së masës prej 100 për qind, protestat e serbëve do të vazhdojnë edhe më tutje.

Sipas ministrit Rikallo, tërheqja e taksës nga Qeveria e Kosovës, do të ishte një shenjë se “mund të vazhdojmë jetën në mënyrë paqësore”.

Siç tha ai, pas vendimit të Qeverisë mund të ndodhë një “katastrofë humanitare”.

Rikallo foli edhe për arrestimin e katër serbëve në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për të cilin tha se është një “farsë”,  dhe se dy prej tyre ishin arrestuar edhe në shkurt të këtij viti.

“Të martën, ne vazhdojmë aktivitetet tona, nëse Prishtina nuk tregon vullnet të mirë, dhe ne do t’i përgjigjemi dhunës fizike dhe psiçike të tyre, mirëpo paqësisht”, ka thënë Rikallo.

Sipas tij, ekzistojnë dyshime, se serbët e arrestuar në Mitrovicë i janë nënshtruar një torture, dhe se për të njëjtit po kërkohet ekzaminim nga doktorët serbë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test