Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj tregon pse Policia nuk arriti ta gjejë Radojçiq në veri

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:00
Milan Radojçiq dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleksander Vuçiq përmes Listës Serbe po dëshiron që t’ia rrëzojë Qeverinë, pasi që nuk po pranon të mbështesë ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për RTK 2, Haradinaj ka thënë se për këtë gjë Vuçiqi ka edhe partner në Kosovë, duke e lënë të pa qartë nëse ka aluduar në presidentin Thaçi, me të cilin është përplasur disa herë rreth idesë për ndarje.

“Unë besoj që Beogradi dëshiron që të sakrifikojë Listën Serbe në lojën për ndarjen. Presidenti Vuçiq dëshiron që të rrëzojë qeverinë time, sepse unë nuk e mbështes ndarje.

“Kjo nënkupton që ai në një formë ose tjetër ka edhe partner në Kosovë. Por unë nuk besoj se ky është qëllimi i Listës Serbe, sepse nuk janë shumica nga veriu, disa janë edhe nga pjesë të tjera të Kosovës”, ka Haradinaj në këtë intervistë për RTK në gjuhën serbe.

Ai ka thënë se hapja e çështjes së kufijve do të rikthente të kaluarën dhe se kjo nuk është një gjë e mirë.

Sa i përket vendimit për taksën, Haradinaj ka thënë se ai vendim nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet.

Kryeministri ka folur edhe për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, që ndërlidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e ku mbeten katër persona të arrestuar, ndërsa në arrati mbetet Milan Radojicic.

“Radojicic nuk ishte në shtëpi. Është ditur që ka qenë në Beograd, ai ishte shfaqur në televizion gjatë një takimi në Beograd. Por policia ndoshta nuk ka pasur informacione se ai nuk është kthyer, ose ka qenë e pa mundur që ta shtyjë aksionin për një ditë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Tre nga të arrestuarit e djeshëm janë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dy prej tyre kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se kanë manipuluar provat e rastit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test