Na ndiqni

Aktuale

Selmanaj: Aktualisht s’ka diskutime për mocionin e mosbesimit

Nga: KosovaPress Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:45
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj edhe një herë ka deklaruar se nëse nuk ka dakordim mes partive politike shqiptare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, LDK do të bisedojë edhe me Listen Serbe, megjithatë, ka shtuar se mocioni i mosbesimit nuk është diskutuar në kontestin e tanishëm.

Deputeti i LDK-së në një përgjigje për kp, ka thënë se raportimet në mediat serbe, sipas tij, janë sa për t’i dhënë të drejt mllefit të tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe.

“Ajo çfarë thonë ata lidhje s’ka me atë çfarë kam thënë unë ne intervistën time në TV Dukagjin. Krejt çka mund të them unë, ata po nxisin çështje sa për t’i dhënë të drejtë mllefit te tyre ndaj vendimit për taksen 100%, por që lidhje s’ka me atë çfarë kam deklaruar”, ka thënë Selmanaj.

Në pyetjen se a do ngrit LDK-ja mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Selmanaj kishte deklaruar se LDK-ja fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për t’i dhënë fund keqqeverisjes.

“Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me Listën Serbe, unë kam thënë që nëse s’ka dakordim mes partive politike shqiptare, ne do bisedojmë edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listën Serbe.... Po ju njoftoj se mocioni nuk është diskutu në kontekstin e tanishëm pas vendimit për 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashmë qe 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrezojnë këtë qeveri”, ka thënë ai, duke shtuar se qasja e mediave serbe është në agjendën e tyre për ta sulmuar qeverinë për vendimin e saj, e që në fakt deklarata ime ka qenë në kontekst krejt tjetër. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test