Na ndiqni

Aktuale

Në 18 vjetorin e vrasjes kërkohet drejtësi për Xhemajl Mustafën

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Homazhe te varri i veprimtarit Mustafa në fshatin Gllamnik të Podujevës, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij.

Pa u zbardhur vrasja e Xhemajl Mustafës nuk do të ketë drejtësi as për të e as për popullin e Kosovës.

Kështu u shpreh djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, i cili mban postin e zëdhënësit të LDK-së, me rastin e homazheve që së bashku me kryesinë e LDK-së bënë sot te varri i veprimtarit  Mustafa në fshatin Gllamnik të Podujevës, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij.

“Pa u zbardhur rasti i babit tim dhe gjithë atyre aktivistëve të LDK-së, nuk nuk do të ketë drejtësi as për popullin e Kosovës, sepse këto janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrin, për të pasur drejtësi për popullin e Kosovës duhet fillimisht të ketë drejtësi për këto vrasje. Gjitha këto vrasje me karakter politik duhet t’i vie fundi, në fund te lëshohemi nga krimi”, tha ai.

Më e ashpër ndaj institucioneve ishte vajza e veprimtarit Mustafa, Beriane Mustafa.

Sipas saj ky rast me qëllim po zvarritet për arsye politike. Ndërsa theksoi se deri tash asnjë thirrje nga organet kompetente nuk ka pasur për zbardhje të rastit.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, theksoi se ne nuk mund të jenë të qetë deri sa ky rast mos të zbardhet.

 “Kujtojmë Xhemail Mustafën punën dhe veprën e tij është ndër kontribuuesit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës,  kërkojmë sa më shpejtë të zbardhen rasti, drejtësia ta thotë fjalën e vet.  Ne nuk mund ta jemi të qet deri sa drejtësia të vendos për këto raste, është mirë qe shteti të veproj në këtë sa më shpejtë”, tha Veliu.

Xhemail Mustafa ka qenë njëri ndër veprimtarët e parë të LDK-së, bashkëpunëtor shumë i afërt me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test