Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj kujton 110 vjetorin e alfabetit shqip

Nga: Mediat shqiptare Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar për 110 vjetorin e alfabetit shqip.

Ai ka thënë se kjo ngjarje ka dy dimensione historike për shqiptarët.

Postimi i kryeministrit:

Para 110 vitesh, intelektualë e atdhetarë shqiptarë përmbyllën monumentin më kulmor të Rilindjes në Manastir, ku u vu gurthemeli i alfabetit shqip. Kjo ngjarje madhore ka dy dimensione historike për shqiptarët - Gjuha shqipe ndikoi në unifikimin e kombit dhe vendosja për alfabetin e shqipes me shkronja latine, ishte përcaktues për orientimin tonë Perëndimor. Kthesa historike, e vendosur nga intelektualët tanë të atëhershëm, vazhdon të jetë në thelb të vizionit tonë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test