Na ndiqni

Aktuale

Vjosa Osmani: Tema e kufijve konteston shtetësinë e Kosovës, qeveria të dorëhiqet

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paraqitur para Kuvendit të Kosovës kërkesën për miratimin e një rezolute ku kërkohet dorëheqja e qeverisë.

Osmani ka vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës ka dështuar dhe se me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve është hapur edhe tema e shtetësisë së Kosovës.

“Me qëllim të ndërprerjes së çdo propozimi që konteston shtetësinë, subjektivitetin ndërkombëtar  dhe integritetin territorial, qeveria të dorëhiqet për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja që duhet ta konsolidojnë dhe formojnë politikën ndërkombëtare të Kosovës me orientim gjeopolitik për integrime euro-atlantike”.

Osmani deklaroi se kjo temë i ka kushtuar Kosovës me mungesë të njohjeve dhe dështim në anëtarësimin nëpër organizata botërore.

Ajo gjithashtu theksoi se politika e jashtme e Kosovës është e politizuar dhe se përcillet me shkelje të rënda ligjore.

Ndryshe kuvendi i Kosovës po zhvillon punimet e seancës së jashtëzakonshme lidhur me politikën e jashtme.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test