Na ndiqni

Aktuale

Besian Mustafa: Vendi të shkojë në zgjedhje, e dëmshme të qeveriset nga një pakicë me interesa klienteliste

Nga: Mediat Shqiptare Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje sa më parë, përcjell “Bota sot”.

Sipas Mustafës, partia e tij do të fillojë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se, si parti e qendrës së djathtë, do tu ofrojnë qytetarëve program evropian të qeverisjes dhe perspektivë evropiane.

“Ne jemi të bindur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, sepse është e dëmshme të qeveriset nga një pakicë me interesa klienteliste. Për këtë arsye do të fillojmë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme. Ne, si parti e qendrës së djathtë, do tu ofrojmë qytetarëve program evropian të qeverisjes dhe perspektivë evropiane”, ka shkruar zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test