Na ndiqni

Aktuale

Salihaj: Në Vetëvendosje ka argatë të PDK-së dhe të SHIK-ut që bëjnë çmos që të mos e lejojnë atë të bëjë koalicion me LDK-në

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Adem Salihaj

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Adem Salihaj përmes një postimi në facebook ka reaguar pas deklaratës së depuetës së VV-së, Albulena Haxhiut e cila ka thënë se Vetëvendojse nuk do ti dergojë asnjëherë lule tek varri presidentit Rugova.

Salihaj ka thënë se nëse VV vazhdon me qëndrime si ky i fundit i Albulena Haxhiut, ajo të jetë opozitë e përjetshme.

Tutje, Salihaj ka shtuar se të gjitha forcat destruktive në Kosovë i frigohen shumë koalicionit LDK-VV, sepse vetëm ky koalicion mund ta vërë në pyetje ekzistencën e krimit të organizuar dhe forcave destruktive në Kosovë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Lëvizja Vetëvendosje duhet të kthjellet dhe ta kuptojë se mungesa e së paku një partneri serioz,e ka lënë atë në opozitë të përhershme. Nëse vazhdon me qëndrime si ky i fundit i Albulena Haxhiut, ajo të jetë opozitë e përjetshme. Nuk duhet të harrojnë se të gjitha forcat destruktive në Kosovë i frigohen shumë koalicionit LDK-VV, sepse vetëm ky koalicion mund ta vërë në pyetje ekzistencën e krimit të organizuar dhe forcave destruktive në Kosovë. Deklara e Glauk Konjufcës ishte sinjal pozitiv dhe përçonte mesazh afrimi, në ndërkohë që Albulena Haxhiu bëri të kundërten. Në Vetëvendosje nuk duhet të harrojne se brenda tyre ka argatë të PDK-së dhe të SHIK-ut, që bëjnë çmos që të mos e lejojnë atë të bëjë koalicion me LDK-në. Ashtu siç ka mjaft të tillë edhe brenda LDK-së. Është mençuri e liderëve të LDK-së dhe VV-së që t'i tejkalojnë këto dallime artificiale e të panevojshme dhe të afrohen për një koalicion parazgjedhor ,gjithnjë në interesin e madh kombëtar dhe të shtetit. Në të kundërten, krimi do të sundojë edhe për një kohë të gjatë në Kosovë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test