Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj i kërkon Kurzit që liberalizimi i vizave për Kosovën të futet në agjendën e BE-së

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Sebastian Kurz dhe Ramush Haradinaj

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë organizoi një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor.

“Theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova, ka thënë Haradinaj, është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm.

“Nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE”, ka thënë ai.

“Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, përfundon Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test