Na ndiqni

Aktuale

Të mërkurën jep llogari para komisionit për shtetasit turq ish-ministri Flamur Sefaj

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:42
Flamur Sefaj

Komisioni parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq do të vazhdojë edhe këtë javë intervistimin e disa personave.

Siç mëson media të mërkurën do të raportojnë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kryeinspektori i AKI’së dhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Deri më tani janë intervistuar disa persona, përfshirë këtu ish-shefin e AKI’së, Driton Gashin, ish-drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni dhe disa zyrtarë policorë.

Intervistimi po bëhet me dyer të mbyllura për media, me kërkesë të përfaqësueseve nga pozita.

Pas Sefajt do të raportojnë edhe krerët e shtetit, përfshirë këtu presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test