Na ndiqni

Aktuale

Hoti krahason shpenzimet e Haradinajt me të Mustafës

Nga: Mediat shqiptare Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:41
Foto arkiv- Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Shefi i grupit më të madh parlamentar, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN.

Po ashtu, Hoti në profilin e tij ka publikuar një grafik në të cilën shihen shpenzimet e zyrës së kryeministrit gjatë kohës kur Isa Mustafa ishte kryeministër duke krahasuar me të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN. Analizojeni vetë figurën më poshtë. 
1. Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro.
2. Vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milion euro më shumë, që është 6.5 milion euro më shumë se në Qeverinë Mustafa.
3. Subvencionet tani janë 3 milion euro, që janë për 1.5 milion më shumë, pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë. 
4. Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milion, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test