Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj e thotë më bindje: Asnjë qytetarë nuk ik nga Kosova nëse liberalizohen vizat

Nga: KosovaPress Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të ik nga vendi nëse liberalizohen vizat. Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për me krijuar huti dhe për të penguar procesin e liberalizimit.

Në një intervistë për kp, Haradinaj deklaron se Kosova i ka përmbushur krejt kushtet e paraqitura më herët duke shprehur besimin se Këshilli i ministrave të BE-së e kalon këtë çështje.

Ai thotë se po punojnë edhe për zbatimin e prioriteteve të Agjendës së Reformave Evropiane – ERA, ndërkohë, në dhjetor në Kosovë vjen komisioneri për zgjerim Johannes Hahn e po në këtë muaj është mbledhja e Këshillit të BE-së në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, takim ky jetik për Kosovën.

Haradinaj thotë se po u kërkon ndihmë kryeministrave të rajonit që të lobojnë, derisa Kosova të hyj në rend dite.

Haradinaj: Në dhjetor kjo çështje kalon në Këshill të ministrave

“Kosova i ka zbatuar krejt kushtet e paraqitura më herët, del që vërtetë ka mundësi, pra ka argumente që ne me hy në rend dite tash dhe në Këshill të Ministrave nesër, nesër fjala figurative, se është në dhjetor edhe unë besoj që do ta arrijmë këtë . Do t’iu kërkoj ndihmën kryeministrave të rajonit, shpresoj kryeministrit të Qipros, Greqisë i cili ka dhënë prova për mirëkuptim për rajonin, Prenkoviqin, Borisovin, pra disave të Sllovenisë që edhe ata të lobojnë deri të hyjmë në rend dite. Do të jem në Vjenë javën tjetër më të 19-in, menjëherë pas kësaj jave pune edhe aty do kërkoj nga kryeministrat prezent që t’i japin një përkrahje hyrjes në agjendë, pra tash po kërkoj me hy në agjendë. Janë dy vota ose dy moment të vendimit, njëra e ambasadorëve të përhershëm e që i kanë vendet, edhe pastaj një në nivel të  kryeministrave, por e japin OK, unë jam opt imist që do ta marrim vendimin këtë vit, duhet të punojmë janë edhe 40 ditë pune deri në krishtlindje ta zëmë, pse me u dorëzuar kaq herët, nuk po e kuptoj pse duhet menjëherë me e lënë agjendën”, deklaron ai.

Ai thotë se krejt kjo është çështje e vullnetit politik, por sipas tij, Kosova i ka kaluar dy etapa si asnjëherë më parë në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka deklaruar se qëllim kanë që Kosova të bëhet pjesë e Schengenit, e të tjerat, Haradinaj thotë, se vijnë pastaj.

Shprehet i sigurt se asnjë njëri nuk do të ik nga Kosova.

Haradinaj: Asnjë njeri nuk i prej këtij vendi nëse liberalizohen vizat

“Kjo është fushat e qëllimshme vetëm me krijua huti, me krijua po them ashtu argumente kundër dhënies së liberalizimit, nuk ik asnjë njeri prej këtij vendi, njerëzit e Kosovës e dojnë më shumë vendin e vet, zori i ka detyruar në të kaluarën, shkojnë, qarkullojnë, bëjnë partneritet, ekonomi janë shkëmbime, janë student, janë intelektual, janë sportist, janë familjarë që shkojnë me i takua të vetit ndokush e gjen edhe ndonjë vend pune, por ato janë leje tjera pastaj nuk është se ki të drejtën me lëviz që nënkupton edhe vend pune, nëse gjen vend të punës bënë kontratë,vjen në shtëpi ta dërgojnë kontratën është diçka tjetër, leje qëndrimi janë leje tjera i mundëson liberalizimi ato se ti mundesh me ra në kontakt me kompani, shkon si vizitor por ti bie në kontakt dhe gjen një vend pune, edhe është normal ajo, por ajo nuk është as azil, as emigracion, as krim, ajo është shkëmbim”, thotë Haradinaj.

Ndryshe, Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.

Mbledhja e Këshillit të BE-së e fundit për këtë vit në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë është më 6-7 dhjetor. Ky takim është kritik për ta jetësuar lëvizjen e lirë të qytetareve tonë. Lufta e vërtete diplomatike duhet të koncentrohet tek vendet kryesore të BE-së të cilat kanë hezitime për të votuar pro liberalizimit të vizave, e që në bazë të votimit në Parlamentin Evropian, bëhet fjalë për Holandën, Francën dhe Gjermaninë.

Nëse vendimmarrje për procesin e liberalizimit të vizave përfundon këtë vit, qytetarët e Kosovën do të mund të lëvizin lirshëm në vitin 2019.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test