Na ndiqni

Aktuale

Driton Selmanaj jep detaje për rrëzimin e Qeverisë, tregon ku do t’i sigurojnë votat

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:15
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj jep detaje për rrëzimin e Qeverisë, tregon ku do t’i sigurojnë votat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se janë në kërkim të votave për rrëzim të qeverisë brenda koalicionit qeverisës.

Sipas tij, fundi i kësaj qeverie është shpresa për Kosovën.

“Ne jemi në negociata me shumë deputetë të partive politike shqiptare që janë brenda kuvendit të Kosovës dhe në ditët në vijim do ta kuptoni qëndrimin tonë, por nuk është çështja se tash ka ndërruar situata. Lista Serbe ka muaj që ka deklaruar se nuk është pjesë e kësaj qeverie, por ne kemi llogaritur as në atë kohë në votën e tyre. Krejt çfarë ne po kërkojmë është që brenda koalicionit qeverisës të ketë deputetë që e din se kjo mënyrë e qeverisjes është e dëmshme dhe me pasoja të mëdhaja për vendin, prandaj ne vetëm po presim që dikush nga ta të bëhet pjesë e iniciativës tonë të reflektojë, në mënyrë që ne ti japim një qeveri tjetër vendit . Kjo formë e qeverisjes së vendit është më e dëmshmja që nga pas lufta, që ka pas Kosova”, ka thënë ai.

Tutje, Selmanaj ka nënvizuar se një rrëzim i kësaj qeverie do ishte një shpresë e re për Kosovën.

“Ne jemi në proces të konsultimeve të mocionit , LDK është shumë e kujdesshme dhe nuk shkon në seancë plenare vetëm për ta konsumuar këtë instrument, në moment që shkojmë besoj edhe arrihet qëllimi .Ajo çka është më e rëndësishme pse jo të mos mendohet për koordinim me partitë politike në pushtet që të shkohet në shpërbërje të kuvendit, me rëndësi është që fundi i qeverisë të jetë, nuk është me rëndësi me mocion apo me shpërndarje , mirëpo fundi i kësaj qeveri të jetë , sepse fundi i kësaj qeverie është shpresa për Kosovën” ka shtuar ai.

Selmanaj për fund ka thënë se të rinjtë po ikin nga Kosova si rezultat i këtij pesimizmi kolektiv qe ka instaluar kjo qeveri.

“Një fillim i ri që fillon pas rrëzimit të kësaj qeveri do ishte një shpresë e re për Kosovën prandaj dhe vazhdimi i kësaj qeverie mendoj së është shkatërrim i të sotmes dhe i së ardhmes, po shohim një numër të madh të të rinjve dhe të rejave që kanë vendosur që të ikin dhe ta lëshojnë Kosovën, nuk shohin asnjë perspektive si rezultat i këtij pesimiz

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test