Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Duhet të jemi shtet model i respektimit të drejtave të njeriut

Nga: KosovaPress Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:32
Ramush Haradinaj

Vetëm gjatë vitit 2018 Avokati i Popullit ka pasur 132 rekomandime për institucionet e Kosovës, në mënyrë që të respektohen të drejtat e njeriut.

Prej tyre vetëm 11 janë implementuar. Ndërsa, gjatë këtij viti po ashtu 3849 fëmijë janë përfshirë në skema të përfitimit të riatdhesuar, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në takimin me Grupin Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se është shumë i gëzuar që Kosova ka ligje kundër diskriminimit, duke shtuar se ky vend  duhet të jetë shembull dhe model i respektimit të drejtave të njeriut.

Haradinaj: Kosova duhet të kthehet në shembull  të respektimit të drejtave të njeriut

“Ne në Kosovë, jo shumë gjatë, pra dy dekada më herët e dijmë se në cfarë mase janë cenuar drejtat e njeriut edhe besoj që Kosova duhet të kthehet në një shembull, po them ashtu, një model të respektimit të drejtave të njeriut, gjitha atyre drejtave të njeriut që Konventa Ndërkombëtare i njohin, i respektojnë. Pastaj Kushtetuta jonë, ligjet tona, por jo vetëm kaq edhe një ndjenjë respekti që e ka në traditë populli ynë, pra për respektin e tjetrit, vlerave të tij, të të drejtave të tij, edhe aspektin human që është shumë i njohur tek populli ynë, pra nuk është e tepërt me thanë që krahas bazës ligjore dhe që është e obligueshme për gjitha institucionet, për Ministritë, për çdo mekanizëm në vendin tonë, kësaj nuk ka gjë të keqe me ia shtuar edhe humanizmin tonë edhe bujarinë tonë dhe për kujdesin njerëzor që ne shquhemi në botë”, tha Haradinaj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në këtë takim ka përmendur edhe procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij deri më tani kanë aplikuar 827 persona për njohjen e statusit.

Reçica: Për procesin e njohjes e statusit të viktimave të dhunuara, janë ndarë 1 milion euro nga buxheti

“ Për të zbatuar këto vendime në buxhetin e Kosovës janë ndarë mjete financiare për vitin 2018, 1 milionë euro, ndërsa për vitin 2019-2020, nga 800 mijë euro dhe gjithashtu për të ndihmuar këtë proces janë përzgjedhur katër organizata joqeveritare, janë trajnuar dhe certifikuar persona të përfshirë në procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të dhunuar. Komisioni për njohjen e statusit ka hartuar katër udhëzues për mënyrat e aplikimeve”, tha Reçica.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra ka thënë se si ministri kanë pasur synim riatdhesim e fëmijëve.

Shkodra: 3849 fëmijë janë përfshirë në skema të përfitimit të riatdhesuar

“Për të siguruar përmbushjen e objektivave strategjike Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe organizatave ndërkombëtare prezente në Kosovë si :Giz, UNICEF, Save the Children, ka siguruar buxhet të mjaftueshëm për të implementuar politikën për mbështetjen dhe sigurimin e të drejtave të fëmijëve të riatdhesuar në Kosovë. Gjatë periudhës 2016 deri në periudhën, shtator 2018 janë përfshirë 3849 fëmijë në skema të ndryshme të riatdhesuar, ndërsa janë integruar në shkolla 2526 fëmijë”, ka shtuar Shkodra.

Ndërsa, avokati i popullit, Hilmi Jashari ka treguar se që nga viti 2015, kanë  rekomanduar institucionet e Kosovës për respektimin e të drejtave të njeriut.

Sipas tij vetëm gjatë këtij viti kanë qenë 132 rekomandime, por të cilat shumë pak janë implementuar.

Jashari: Vetëm në vitin 2018, 132 rekomandime u janë rekomanduar institucioneve

“Gjithsej janë 132 rekomandime që janë adresuaR institucioneve tona, rekomandimet e pa implementuara janë 33, në pritje janë 88, ndërsa rekomandime të implementuara janë 11, kjo brenda vetëm këtij viti kalendarik, pa i llogarit rekomandimet prej vitit 2017. Andaj po shpresoj fuqishëm që ky takim i sotëm, mirëpo edhe vazhdimësia e takimeve që mund të kemi, mund t’i japim jehonë më të fuqishme zbatimit të rekomandimeve, sepse nuk është në interesin , jo vetëm të avokatit të popullit, por është në interesin e të gjithë neve që jemi prezent, por edhe atyre që nuk janë prezent  dhe është gjithashtu në kuadrin e frymës kushtetuese”, tha Jashari. /Sh.Pajaziti/

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test