Na ndiqni

Aktuale

Rugova godet Qeverinë Haradinaj: Ishim, jemi dhe do të jemi “denbabaden”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:26
Grupi Parlamentar i LDK-së

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilin ishte paraparë të diskutohet për politikën e Kosovës, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe kabinetit qeveritar.

Ndërsa, lidhur me ketë, ka reaguar edhe deputeti i partisë më të madhe opozitare, Naser Rugova, përcjell "Bota sot".

Ai thotë se partia e tij është në objektin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa qeveria është duke munguar.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, ne jemi këtu qeveria mungon! Ishim, jemi dhe do të jemi denbabaden! Bashkë të vendosur, vazhdojmë”, ka shkruar Naser Rugova në llogarinë e tij në Facebook.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test