Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj para studentëve flet për vizat, ushtrinë dhe Interpolin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik, ku ka folur për ngritjen e cilësisë në arsim, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Interpol dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se sfiduese janë disa tema që sipas tij i ka gjetur në tavolinë si kryeministër. “Qeverisja që e udhëheq nuk është perfekte, ka vërejtje. Jemi në angazhim me punë. Për liberalizimin e vizave janë me punë dinamike, nuk jemi tërhequr. Te arsimi kemi filluar që ta avancojmë këtë sektor”, tha Haradinaj.

Për dialogun me Serbinë, tha se është për të dialoguar, mirëpo sa janë të zotë është dëshmuar në vitin 1999.

Çështja e kufirit sipas tij nuk është e hapur, por duhet të negociohet njohja, por pa prekshmëri të territorit.

 “Nuk është çështje kush e ka thënë, ne do ta ruajmë këtë që e kemi mbërri. Tema në tavolinë për diskutim është njohja, pa e hapur atë që e kemi mbërri”, shtoi kryeministri.

 Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli ka kërkuar nga kryeministri që ta fut në prioritet çështjen e arsimit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test