Na ndiqni

Aktuale

Sejdiu thotë se Qeveria nuk bën të rrëzohet për t’ia bërë qejfin Listës Serbe

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:25
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit parlamentar të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, ka folur për mocionin e LDK’së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Sejdiu në T7 ka thënë se mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të behët në kohen e duhur.

“Qeveria Mustafa ka rënë me votat e deputetëve shqiptarë. Nuk kanë qenë vendimtare votat e Listës Serbe”,

Sejdiu ka thënë se tash qeveria Haradinaj rrezohet vetëm me votat e Listës Serbe.

“Por tash votat për rrëzim të qeverisë janë vendimtare ato të Listës Serbe. Pra, pa votat e tyre qeveria nuk mund  të rrëzohet. Tash në duhet të vendosim a dëshirojmë të rrezojmë qeverinë me votat e tyre apo jo”.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk bën të rrëzohet vetëm pse është ngritur një taksë ndaj Serbisë, dhe tash qeveria të bije nga votat e Listës Serbe.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test