Na ndiqni

Aktuale

Hoti kërkon që të shpërbëhet Kuvendi

Nga: Mediat shqiptare Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Kuvendi i Kosoves

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka hedhur fajin tek deputetët e koalicionit qeverisës për dështimin e  shumicës së mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Ai ka propozuar që partitë politike që të bëhen bashkë që ta shpërbëjnë Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për mungesë të deputetëve të koalicionit PAN.

E udhës do të ishte që partitë politike të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin. Kosova meriton të ketë institucione legjitime, të besueshme, që janë në krye të detyrës. Kjo formë e qeverisjes duhet të mbarojë sepse po dëmton çdo proces në vend.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test