Na ndiqni

Aktuale

“LDK nuk përfshihet në dialog, s’e pret Thaçin korridoreve derisa ai flet me Putinin për territorin”

Nga: Klan Kosova Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 20:16
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e saj nuk do t’i bashkohet ekipit të dialogut të udhëhequr nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Mos pritni që LDK i bashkëngjitet ekipit të qeverisë i cili do t’i shkojë mbrapa Hashim Thaçit dhe do e pres atë korridoreve të Brukselit derisa ai takohet me Vladimir Putinin dhe diskuton me Aleksandër Vuçiqin për territorin e Kosovës”, ka thënë Bajrami në Info Magazine.

“Kufijtë e vendit dhe integriteti territorial janë çështje e mbyllur”.

Bajrami ka thënë se situata aktuale politike ne vend ka ndikuar keq edhe në ekonominë e vendit.

“Kemi rënie për 50 për qind të investimeve të huaja, kemi qenë vendi i 10 si top reformator, sot kemi regres”.

“Sa herë ka jostabilitet politik, jo që bien investimet e huaja, por edhe investimet e brendshme”.

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test