Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj shuan shpresat: Ka ende punë për liberalizimin e vizave

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë, ka folur edhe për korrigjimin kufijve.

Haradinaj ka përmendur termin “Zajednicë”, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve.

Ai ka ripërsëritur deklaratat e tij se një ide e tillë ka vdekur, dhe se nuk ka kthim prapa.

Haradinaj ka thënë se Serbia i ka shfrytëzuar instrumentet e veta për ta bërë të duket se edhe njohja në shkëmbim të territoreve do të ishte pozitive.

Haradinaj ka thënë se ka ende punë për liberalizimin e vizave. Ai ka shtuar se Kosova ka krijuar disa kontakte me Qeveritë e vendeve të BE-së për futjen në agjendë të kësaj çështjeje.

Ai ka thënë se kjo çështje është politizuar, mirëpo sipas tij, në prag të vendimit dramatizohen gjërat. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test