Na ndiqni

Aktuale

Nuk u ndanë mirë në Prishtinë, Haradinaj e takon sërish kancelarin Kurz

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëtojë për Vjenë të Austrisë në fund të kësaj jave.

Ai këtë e ka konfirmuar sot në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, duke thënë se është mirë që të ruhet fokusimi sa i përket liberalizimit të vizave.

Në Vjenë, Haradinaj ka theksuar se do të takohet me Kancelarin Sebastian Kurz.

“Në agjendë për vizat në futë Austria sepse e ka Presidencën e BE-së. Jemi në punë për të hyrë në rend dite. Çështja është dramatizuar, është politizuar, dhe ka emocione. Kur gjërat afrohen dramatizohen”, ka thënë kryeministri.

“Nuk dua të dalë më optimist se që mundet. S’mund të ketë votë negative nëse hyjmë në rend të ditës. Kemi miq, nuk jemi pa miq. Nuk jemi keq, por na duhet ende punë”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test