Na ndiqni

Aktuale

Thaçi nuk e takoi pas kthimit nga Brukseli: Haradinaj tregon se a ndihet i lënë anash

Nga: KosovaPress Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ndihet i lënë anash pse presidenti i vendit nuk e ka takuar pas ardhjes nga takimet në Bruksel dhe Paris, derisa ka takuar vetëm kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvëndëskryeministrin Fatmir Limaj.

Haradinaj tha se nëse ka diçka të re do të ishte mirë të bisedonin,  por sipas tij nuk ka.

Haradinaj tha se stabiliteti dhe ruajtja e të arriturave është interes i te gjithëve.

 "Jemi në teren të mire nuk ka arsye për shqetësim. Nuk e kemi në tavolinë temën e zgjedhjeve të reja. Ideja me territoret ka vdekur" tha Haradinaj në konferencën për gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë.

"Në fund të javës do të jem në Vjenë do të bisedoj prapë me kancelarin austriak sepse Austria na fut në agjendë. Po punojmë për me hy në agjendë. Nuk dua të tregohem më optimist se që duhet por kemi mundësi reale me hy në rend dite", tha Haradinaj lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim vendimin për ndarjen 100 mijë eurove për zyrën e presidentit. 

Ministri i Financave Bedri Hamza, sqaroi se zyra e Presidentit ka kërkuar rritje të buxhetit prej 100 mijë euro.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test