Na ndiqni

Aktuale

Salihaj: Thaçi me strukturat e tij kriminale, ka vrarë veprimtarët më të devotshëm të LDK-së

Nga: Mediat shqiptare Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë presidenti Hashim Thaçi me strukturat e tij kriminale, ka vrarë veprimtarët më të devotshëm të LDK-së.

Si ish-deputet tregon se kundërshtimin e tyre për të votuar kundër e kanë bazuar edhe ne faktin se ai është njeri i rrezikshëm për Kosovën.

Ai këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Ne që nuk e votuam Thaçin për president,sa e sa herë kemi thënë se nuk duhet ta bëjmë këtë,sepse ai, me strukturat e tij kriminale, ka vrarë veprimtarët më të devotshëm të LDK-së. 

Kundërshtimin tonë e kemi bazuar edhe ne faktin se ai është njeri i rrezikshëm për Kosovën.
Sa e sa herë kemi thënë se ai, pasi të zgjedhet president,do ta rrëzojë qeverinë dhe do të na çojë në zgjedhje. 

Askush nuk na dëgjoi. Përkundrazi ,ne që nuk e votuam Thaçin u ballafaquam me pasoja të rënda.

Por, pasojat më të rënda do t'i bartë Kosova.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test