Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Nëse s’hiqen vizat, Thaçi të analizojë se a duhet të shkojë në takimet në Bruksel

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi duhet të shqyrtojë nëse duhet të shkojë në takimet e thirrura në Bruksel për bisedime me Serbinë, në rast se nuk liberalizohen vizat për Kosovën.

“Do të ishte shumë keq që nëse njërës palë në dialog, në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizimin. Thaçi është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, duhet të analizojë se a duhet të shkojë në këto takime”, ka thënë Haradinaj në konferencë, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se agjenda e bisedimeve nuk mund të bëhet me disponimin e palës tjetër – Serbisë.

“Nëse veprohet kështu, atëherë duhet të jepen qartësi se çka është dialogu”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test