Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj thotë se Qeveritë e shteteve të BE-së po hezitojnë për liberalizimin e vizave

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:41
Kryeministri ivendit, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Haradinaj aty u pyet edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku tha se disa shtete anëtare të BE-së, hezitojnë ta fusin në rend dite këtë pikë.

“Ne kemi kaluar dy moment të rëndësishme për këtë temë. Kemi kaluar votimin në Parlament, pra tani na ka mbetur zbatimi i këtij vendimi që duhet të merret në Këshill. Qeveritë e shteteve të BE-së kanë hezitim me e fut në rend dite këtë çështje”, ka thënë Haradinaj, 

Megjithatë, shtoi Haradinaj, kjo çështje ka gjasa që të hyjë në agjendë, dhe nëse ndodh një gjë e tillë sipas tij, votimi do të jetë pro.

Ndërkohë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se heqjen e vizave e kanë premtuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se Kosova është duke insistuar që kjo pikë të futet në agjendë, dhe se sipas saj, nga BE-ja është premtuar që me votimin e Demarkacionit, do të përfundojë edhe çështja e vizave.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test