Na ndiqni

Aktuale

As Haradinaj nuk e di se çfarë do të bisedojë Thaçi me Vuçiqin në Bruksel

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:39
Kryeministri Ramush Haradinaj,

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka informacion se për çfarë do të bisedohet sot në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i Presidentit Thaçi me Vuçiqin është një agjendë ekzistuese e zonjës Mogherini. Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet në diskutim, kuptohet e është dialogu Kosovë – Serbi”, ka thënë Haradinaj në konferencë,

Haradinaj ka thënë se Kosova është treguar korrekte në dialogun e Brukselit andaj nuk do të ishte korrekte sikur mos të liberalizoheshin vizat.

“Ajo që më bën përshtypje është se meqënse dialogut po i jepet kaq rëndësi nga BE dhe palët tjera – ku Kosova mund të them se është treguar e aplikueshme – do të ishte shumë keq që nëse njërës palë në dialog, në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizimin”, ka shtuar ai.

Për çfarë do të bisedohet sot në Bruksel mes Thaçit dhe Vuçiqit, BE ka njoftuar dje se do të jetë një takim ku pritet që të konfirmohet gatishmëria për intensifikim të punës për arritjen e marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test