Na ndiqni

Aktuale

Vrasja e kolonelit, ky njeri duhet të ftohet nga Gjykata Speciale: “Do ta vrasim Ahmet Krasniqin”

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 07:32
Kol.Ahmet Krasniqi para Ushtarëve të tij në Bazën Ushtarake në Papaj në Shqipëri!

Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë e më gjerë, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka shkruar se Bardhyl Mahmuti duhet të ftohet nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, Mahmuti në shumë tubime ka thënë se “o ta vrasim Ahmet Krasniqin”.

“Vrasje e Ahmet Krasniqit është vrasje e lajmëruar, sepse dy herë në Suedi, në tubime të bashkatdhetarëve, Bardhyl Mahmuti e ka thënë, pa asnjë hezitim, " do ta vrasim Ahmet Krasniqin". Madje herën e dyte e ka thënë vetëm disa orë para vrasjes së kolonelit në Tiranë. Pra, nëse Gjykata Speciale do ta trajtojë edhe vrasjen e kolonelit, e sipas të gjitha gjasëve po, atëherë Bardhyl Mahmuti duhet të fohet si deshmitar për të treguar se nga e kishte marrë informatën, kur, ku dhe nga kush ishte marrë vendimi, sepse Bardhyli ka folur në cilësinë e përfaqësuesit politik të UÇK-së!? Njerëzit që ia kanë bërë pyetjen janë gjallë. Hydajet Hyseni ka qenë i pranishëm gjithashtu! Këto dite, personalisht, do t'i shkruaj prokurorit Smith”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Bardhyl Mahmuti
Image
Sefedin Krasniqi
Image
Postimi nga Sefedin Krasniqi
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test