Na ndiqni

Aktuale

Nasim Haradinaj i kundërpërgjigjet djalit të Ukë Bytyqit

Nga: Ballkan Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Nasim Haradinaj

Vrasjet e pasluftës vazhdimisht kanë qenë temë në Kosovë. Akuza dhe kundër-akuza janë hedhur nga zyrtarë shtetërorë, por dhe nga shoqata të dalura nga lufta e njerëz që kanë qenë dëshmitarë në atë periudhë.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci mbrëmë debatoi me nën-kryetarin e OLV – UÇK-së, Nasim Haradinaj për vrasjet e pasluftës, ku u hodhën akuza të ashpërta nga dy linjat kundërshtare politike gjatë luftës dhe pas saj.

Nasim Haradinaj, deklaroi se vrasjet e pasluftës nuk kishin motive politike. Kjo ngjalli reagimin e djalit të ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyqi – zyrtar i LDK-së i cili u vra gjatë vitit 2002.

Flamur Bytyqi, djali i të ndjerit, Bytyqi akuzoi Haradiajn për përfitime të pasluftës dhe deklarata shokuese për vrasjen e babait të tij dhe zyrtarëve të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Media ka kontaktuar me të atakuarin nga djali i Ukë Bytyqit, Nasim Haradinaj.

Ai ndjeu keqardhje për djalin e Ukë Bytyqit, por që arsytoi deklaratën e tij se vrasjet e pasluftës nuk kishin motive politike:

“E kuptoj djalin e Ukë Bytyqit sepse ai e ka humbur prindin dhe mundet mos me qenë i informuar drejtë. Por, është shumë më mirë që ai ta di realitetin. Edhe pse vrasjet nuk kanë qënë politike, vrasjet nuk arsytohen. Ukë Bytyqi ka qënë më i pjekur sesa një djal 30 vjeçar. Djali i Ukë Bytyqit nuk duhet të jetë viktimë politike, për mua vrasje politike janë kur të vertetohen. Vrasje politike nuk mendoj që është nëse ke qëne pjesë e LDK-së, por vrasje politike është kur vritesh pse je ithtar i lirisë, kombit etj, përndryshe asnjë vrasje nuk arsytohet”, tha Haradinaj.

Haradinaj, i cilëson vrasje politike ato të Serbisë ndaj shqiptarëve, sipas tij djali i Bytyqit nuk duhet të jetë “viktimë politike”, ai beson se këto akuza nuk i kontribojnë çështjes.

“Vrasjet politike janë ato vrasje që janë bërë nga Serbia, duke filluar nga persekutimi i shqiptarëve. Keto akuza janë përçarëse për shqiptarët dhe nuk i kontribojnë çështjes. Djali i Ukë Bytyqit nuk duhet të bëhet viktim e politikës. Mua më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”, vazhdoi ai.

Më tutje Haradinaj tha se asnjë vrasje nuk është vërtetuar se ka pasur motive politike, duke vazhduar sqarmin.

“Deri sot asnjë nuk është vertetuar se është vrasje politike. Vrasjet politike janë bërë ato vrasje që janë bëre nga Serbia. Pra, quhet vrasje politike kur është vrarë një ushtar i LDK-së, por jo edhe jo vrasjet ndaj ushtarëve të UCK-së”, theksoi Haradinaj.

Në fund, nënkryetari i shoqatës së dalur nga lufta, tha se Kush mbron kriminelin është krimienl:

“Kush e mbron kriminelin është kriminel”, përfundoi Haradinaj.

Debati ka eskaluar me akuza për vrasje politike. Kuvendi i Kosovës ka votuar pro Gjykatës Speciale, e cila u përkrah edhe nga subjektetet politike që njihen si “krahu i luftës” /Ballkani.info/

Ballkan
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test