Na ndiqni

Aktuale

Dobruna për dënimet me pushkatim në kohën e UÇK-së: Disa me qejf i kisha likuidu

Nga: Express Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Sokol Dobruna

Sokol Dobruna, ish-udhëheqës i Gjykatës së UÇK-së, ka folur për Gjykatën Speciale dhe për mundësinë që ai të jetë një nga të akuzuarit e kësaj gjykate për shkak të dënimit të njerëzve gjatë luftës. Dobruna ka shpjeguar edhe raste kur ka marrë vendime për pushkatimin e personave që Gjykata e UÇK-së ka vendosur.

Dobruna ka thënë se nuk pajtohet me ekzistencën e një gjykate sipas ligjeve të Kosovës, por të veprojë jashtë saj.

“Unë mund të shkoj aty, por nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka thënë ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së.

“Disa për qejf i kisha likuidu, por nuk kemi dashur ta dëmtojmë emrin e UÇK-së”, thotë ai, duke e rrëfyer punën e institucionit të krijuar nga Ushtria Çlirimtare.

“Ne ia kemi thirrë prindërit dhe iu kemi treguar se do t’i dënojmë. Ka pasur prind që ka thënë hallall jeta e djalit tim, nëse e ka bërë veprën, pushkatojeni” .

Dobruna ka treguar edhe për një rast kur ka vendosur që të pushkatohet Blerim Kuqi. Gjykatësi i UÇK-së e arsyeton vendimin që e ka marrë për t’u dënuar me vdekje një person, duke thënë se e ai e ka pranuar se Kuqi ka ikur në Shqipëri.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test