Na ndiqni

Aktuale

Për territorin mund të vendosë vetëm Kuvendi

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:28
Foto nga diskutimi

“Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te Marrëveshja?”, ishte tema e diskutimit që është bërë sot i organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Enver Hasani, ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka folur lidhur me pozitën dhe rolin kushtetues të shefit të shtetit në Kosovë krahasuar me pozitën dhe rolin e shefit të shtetit në të gjitha vendet tjera parlamentare.

Hasani ka thënë se çështja e sovranitetit nacional dhe territorit i takojnë Kuvendit të Kosovës.

"Çështja e sovranitetit nacional dhe territorial i takojnë ekskluzivisht përfaqësuesit të sovranit, Kuvendit të Kosovës. E dyta, asnjë organ i Kosovës, veç përfaqësuesve të sovranit, nuk kanë të drejtë apo mandat që të negociojë apo të nënshkruaj ndonjë marrëveshje ndërkombëtare që prek çështjet nga nen 10.1 i Kushtetutës. E treta, çështjet nga nen 18.1 i Kushtetutës së Kosovës prekin thelbin e identitetit kushtetues dhe nacional të Kosovës, sovraniteti dhe integritetin territorial që çdoherë dhe në çdo fazë kërkon shumicën e votës prej dy të tretave të të gjithë deputetëve të sovranit", tha ai.

Arsim Bajrami, profesor i së Drejtës Kushtetuese, ka thënë se është një gjë e mirë se askush nuk kundërshton që të ketë një marrëveshje me Serbinë, por kundërshtimet janë për formën.

"Tani kushtetuta e Kosovës ka vendosur kufizimet sa i përket arritjes së marrëveshjeve ndërkombëtare. Presidenti e di se arritja e çdo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend. Të drejtën ekskluzive për arritjen e një  marrëveshjeje finale e ka kuvendi i Kosovës", tha ai.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK, ka thënë se besojnë që  çështjet e hapura në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbyllen vetëm përmes dialogut.

"Besojmë që në ketë proces nuk duhet të hyjmë vetëm. Jemi të interesuar që të përfundojë sa më shpejt por jo në dëm të Kosovës. Kemi nevojë të arrijmë marrëveshje por jo çfarëdo marrëveshje. Rrethanat aktuale e kanë pamundësuar një dialog substancial. Ne jemi kundër idesë për korrigjimit të kufijve. Korrigjimi i kufijve është korrigjim edhe i deklaratës së pavarësisë. Ne besojmë që marrëveshja me Serbinë duhet të sjellë njohje dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare", tha ai.

Ndërsa, Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të LVV, ka thënë se në Kuvend ekziston një rezolutë që përcakton kush duhet të shkojë në dialog. Ai ta se presidenti së pari duhet ta tejkalojë këtë rezolutë.

 "Presidenti ka dal në skenë një ditë dhe ka thënë se unë dua të bëjë dialogun me Serbinë, ndërsa situata juridike është rezoluta që është në fuqi. Edhe nëse kryeministri po dëshiron t’ia kalojë mandatin presidentin nuk mund ta bëjë duke e anashkaluar kuvendin. Nuk ka qenë në rregull, kryeministri. Në Kosovë figurat politike janë shumë më të forta sesa politika. Tema që ka ngritur presidenti është shumë e rëndësishme. Kjo cështja e kufijve është kryesorja e shtetit, është elementi kryesor i shtetit dhe presidenti me shkua me u marrë detajisht. Unë mendoj se është shume problmatik si proces, prandaj nuk mund të vazhdojë kështu", tha ai.

Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar të Nisma ka thënë se Serbia e sheh Kosovën si çështje të brendshme, ndërsa Kosova e sheh Serbinë si një shtet tjetër. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test