Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj sjell lajme nga Amerika, ironizon me Thaçin pas vizitës në veri

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:56
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, pas vizitës zyrtare në ShBA, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen lidhur me marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit.

Haradinaj në konferencën e mbajtur në Aeroportin e Kosovës, tha se Kosova e ka bekimin e Amerikës, departamentit të mbrojtjes për ushtrinë e Kosovës dhe ky është lajmi më i mirë që e sjellin kësaj radhe nga Amerika.

Ai tha se në të gjitha takimet në Amerikë kanë shprehur pikëpamjet e Prishtinës për marrëveshjen eventuale me Serbinë.

“Të gjithë kanë shprehur pikëpamjen se një marrëveshje e obligueshme për njohje me Serbinë është i nevojshme dhe Kosova mbetet në dialog por jo përmes lëvizjes së kufijve apo territorit. Ju siguroj që nuk keni arsyeje të shqetësoheni pasi ata nuk kanë sugjeruar si të vijmë deri të marrëveshja me Serbinë, pra ata nuk kanë sugjeruar lëvizjen e kufijve apo shkëmbimin e territoreve“, ka thënë ai.

Haradinaj i pyetur nga media, ai komentoi edhe reagimin e liderit të listës serbe, Goran Rakiç, pas vizitës së Presidentit Thaçi në veri, duke thënë se duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës.

"Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve, serbëve, të gjitha komunitteve. Edhe presidenti është i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra ka shkuar në veri, duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës. Pra ëshë Kosovë edhe veriu edhe jugu", tha Haradinaj.

Përndryshe, kryetari i Listës Serbe dhe njëherit kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka thënë se nëse KFOR-i nuk arrin që të mbrojë serbët atëherë shteti serb duhet t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron, atëherë unë si kryetar i Listës Serbe, ftojë shtetin e Serbisë që të mbrojë serbët dhe pronat e tyre. Duhet t’ua bëjmë me dije të gjithëve se një gjë të tillë nuk do ta lejojmë që të përsëritet. Ne së bashku me popullin do ta mbrojmë lirinë dhe pronën tonë, sepse Gazivoda është e Serbisë”, ka thënë Rakiç.

***

Në konferencën që sapo e mbajti në Prishtinë, kryeministri Ramush Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe për vizitën e Hashim Thaçit në Veri të Kosovës, konkretisht në Liqenin e Ujmanit.

Vizitën e Thaçit, Haradinaj e sheh si normale dhe në përputhje me Kushtetuten e Kosovës. Por, theksoi se në Veri ka qenë vetë shumë shpesh dhe pa prezencën e mediave.

“Është normal që ka ndodhë vizita, duhet me ndodh. Vizita të tilla në Veri dhe pjesë tjera, nuk shoh kurgjo në kundërshtim me ligjin as me kushtetutën është e parapame që një president me vizitu vendin e vet. Çdo gjë është në përputhje me obligimet kushtetuese të vendit”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Hashim Thaçi, vizitoi një pjesë të veriut por ishte kujdesur që gjithçka nga kjo vizitë të filmohet. Madje momenti kur Thaçi iu drejtua qytetarëve nga Ujmani zhvendosi në plan të dytë protestën kundër tij që zhvillohej në Prishtinë.

Haradinaj ka përshëndetur protestën e djeshme që u zhvillua kundër Hashim Thaçit. Ka falënderuar protestuesit për protetën paqësore por tha se nëse do të kishte më shumë flamuj të Kosovës do të kishte qenë më mirë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test