Na ndiqni

Aktuale

Edhe kjo deputete e LDK-së konfirmon pjesëmarrjen në protestën e VV-së

Nga: Mediat shqiptare Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:57
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e nesërme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se do të protestojë çdo ditë nëse është e nevojshme kundër ndarjes dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës.

Osmani në një postim në Facebook, ka numëruar arsyet pse do të protestojë, duke theksuar se për  Presidentin dhe bashkëbiseduesit e tij është në pyetje vetëm karriera e tyre politike.

Ndryshe, pjesëmarrjen në protestën e VV-së, deri më tani e ka konfirmuar edhe deputeti tjetër i LDK-së Haxhi Avdyli.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër

PROTESTOJ

kundër ndarjes dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës

- Sepse tendenca për ndarje dhe për ndryshim kufijsh e rrezikon vetë qenësinë e shtetit të Kosovës, dhe kur rrezikohet të zhbëhet shteti, e kemi detyrim qytetar t’i themi JO.

- Sepse shpërblimi i Serbisë me tokë të Kosovës, kur asnjë lider serb nuk ka kërkuar falje për mijëra të vrarë, përfshirë shumë fëmijë, shumë të zhdukur, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara e mbi 1 dekadë të regjimit represiv serb, nuk duhet të pranohet. 

- Sepse kur shteti është në rrezik, nuk duhet të kenë më rëndësi ideologjitë, partitë apo dallimet e tjera. Të gjithë e kemi vetem një atdhe. 

- Sepse po heshtëm tani, viktimat e luftës dhe të pasluftës në veriun e vendit nuk do të jenë të qetë në varret e tyre - sepse ata u vranë në tokat që sot disa po i quajnë ‘dhuratë nga Rankovici’; 

- Sepse po heshtëm tani, do të vdesë shpresa e çdo qytetari të veriut i cili është refugjat në vendin e tij;

- Sepse për të qenë shtet, Kosovës nuk i duhet vula e Serbisë; sepse shteti ynë ka vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; por mbi të gjitha, shtetësia jonë është vulosur nga sakrifica shumë-vjeqare e popullit tonë;

- Sepse për Presidentin dhe bashkëbiseduesit e tij është në pyetje vetëm karriera e tyre politike, por për ne është në pyetje e ardhmja e fëmijëve tanë. 

Dhe për këtë, do të protestojë jo vetëm me 29 shtator, por çdo ditë nëse është nevoja.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test