Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Kosova mirëpret investimet amerikane

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:45
Ramush Haradinaj

“Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane është dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jemi duke punuar për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për të bërit biznes”, kështu tha Kryeministri, Ramush Haradinaj, në një takim pune që zhvilloi me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Founndation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.

Kryeministri Haradinaj, ka informuar z. Carafano për progresin që ka arritur Kosova gjatë qeverisjes së tij, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, duke thënë se Qeveria ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reforma fiskale, të cilat krijojnë lehtësira për zhvillimin e biznesit, në të njëjtën kohë ndikojnë në krijimin e një ambienti më të sigurt për investime të huaja direkte dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
 
Duke theksuar orientimin euroatlantik të Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes shtimit të numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me synim BE-në, NATO-n dhe OKB-në.
 
Kryeministri Haradinaj ka njoftuar z. Carafano për përmbushjen e reformave të gjithanshme, si parakusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e zonës Shengen, e cila do t’i hapte mundësi të reja studentëve, bizneseve, por edhe shoqërisë në përgjithësi.
 
“Qeveria është e përkushtuar për stabilitet politik dhe institucional, përmes forcimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se zhvillimi ekonomik është parakusht i domosdoshëm për zhvillimin demokratik të vendit.
 
James Carafano, përfaqësues i organizatës “The Heritage Founndation” dhe  zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, vlerësoi të arriturat e Kosovës  në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që udhëheq për institucionet e Republikës së Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test