Na ndiqni

Aktuale

Hoti flet për përplasjen Haziri - Osmani, komenton edhe veprimin e Teuta Rugovës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:59
Avdullah Hoti

Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përplasja mes nënkryetarit të kësaj partie Lutfi Haziri dhe deputetes Vjosa Osmani, nuk e dëmton partinë.

Ideja për korrigjim kufijsh kishte përplasur dy emrat e njohur të LDK-së, përplasje që kaloi edhe në fyerje personale. Megjithatë, sipas Hotit, këto nuk janë të dëmshme.

“Ka qenë gjuhë jo e ashpër, por e papërshtatshme. Megjithatë nuk e dëmton LDK-në. Aty ka liri për shprehje”, ka thënë Hoti, duke shtuar se më mirë një debat i tillë do të ishte po të bëhej brenda strukturave të partisë.

Hoti ka komentuar edhe pjesëmarrjen e deputetes Teuta Rugovës në seancën e thirrur nga pozita, përkundër qëndrimit të partisë së saj.

Ai ka thënë se kjo është sjellje e pajustifikueshme, por si parti s’kërkojnë llogari prej saj.

“Sjellja e saj është e pajustifikueshme, ajo është deputete e LDK-së, në një vend të respektuar dhe është votuar nga elektorati edhe për shkak të atributeve të saj, por edhe për shkak të familjes dhe respektit që është për familjen e saj”, ka thënë Hoti.

“Ne nuk jemi parti centraliste që kërkojmë llogari pse vepron në një mënyrë të caktuar deputeti”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test