Na ndiqni

Aktuale

Haziri i reagon Bekë Berishës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 00:02
Bekë Berisha dhe Ramush Haradinaj

Analisti politik Nexhat Haziri, i ka reaguar deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, pasi ky i fundit tha se prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, njollosi UÇK-në dhe qëllimi i tij ishte të bëhej deputet i LDK-së.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, përkundrazi Blakaj, u mundua ta pastroj në një proces t’shumë pritur, pastrimin e listave të veteranëve të vërtetë të UÇK-së.

Ai shkruan tutje se të kesh ambicie për tu bërë deputet i LDK-së nuk ka asgjë të keqe.

Postimi i plotë:

Bekë Berisha: Blakaj deshi ta njolloste UÇK'në, qëllimi i tij ishte të bëhej deputet i LDK'së

- Ish prokurori Elez Blakaj nuk e njollosi UÇK-në, përkundrazi ai u mundua ta pastroj në një proces t’shumë pritur, pastrimin e listave të veteranëve të vertetë të UÇK-së, nga veteranët e rrejshëm, votuesit e partisë tënde dhe partive të tjera të dalura nga i ashtuquajturi “krahu i luftës”.Pra u mundua të vendos drejtësi në emër te ligjit, të ndaj “shapin nga sheqeri”. Por sic thuhet një fjalë popullore: “Ra kjo dekë e u pamë” që do të thotë se rasti i ish prokurorit Blakaj, i cili u detyrua ta lë vendin përshkak të kërcnimeve me jetë, e vertetoi edhe një herë se sa vështirë është,mbase e pamundëshme drejtësia në një vend që sundohet nga njerëz me profile kriminelësh. Të kesh ambicje për tu bërë deputet i LDK-së nuk ka asgjë të keqe, por e keqja e madhe është të jesh vrasës, hajn e haraqexhi dhe në të njejtën kohë të thirrësh në emër të vlerave të UÇK-së, në emër të qeverisjes dhe forcimit të ligjit dhe funksionimit të demokracisë dhe shtetit.O Zot, cfarë marrëzie,e më të marrë se ju jemi ne si shoqëri që kemi pranuar dhe pajtuar që të nepërkëmbemi nga ju që në emër të këtyre vlerave, s’lat gja t’zezë pa i ba këtij vendi .Të tillët e kanë njollos UÇK-së, ia kanë shkerdhy cdo vlerë duke e bërë që nga një Ushtri Çlirimtare që luftoi për lirinë e vendit, të duket si një organizatë mafioze.(n.h)

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test