Na ndiqni

Aktuale

Berisha: Blakaj deshi ta njolloste UÇK'në, qëllimi i tij ishte të bëhej deputet i LDK'së

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:58
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se prokurori Elez Blakaj ka qenë një person që nuk ka qenë i njohur në Istog.

“Pas lufte askush në Istog nuk e ka përfill Elez Blakajn, për asgjë. Ai ka arritur të vijë në Prishtinë dhe të bëhet prokuror dhe ka filluar të japë disa dënime, të hap aktakuza duke i hyrë vetja në qejf”, tha ai.

Berisha, ka thënë në RTV Dukagjini, se Blakaj gabimin më të madh e ka bërë që ka hyrë të njollos UÇK-në.

“Dikur ka filluar të marrë në pyetje edhe ndonjë komandant, për ndonjë matrapazllëk. Por, gabimin më të madh e ka bërë që ka hyrë të njollosë UÇK-në”.

Deputeti i AAK-së ka thënë se dyshon se qëllimi i Blakajt nuk ka qenë i mirë.

“Besoj se nuk ka pasur qëllim të mirë në këtë hetim”.

Berisha ka thënë se qëllimi përfundimtar i Blakajt ka qenë që me këto veprime të bëhet deputet i LDK-së.

“Blakajt i ka thënë dikush të marr këtë lëndë, dhe me këtë proces do t’i jep goditjen përfundimtare UÇK-së. Pastaj bëhesh njëfarë azgani në Kosovë dhe mbështillesh me flamurin amerikan. I kryen punët e Serbisë dhe tani kandidohesh në LDK dhe bëhesh deputet e personalitet në Kosovë”.

“Kështu ka ndodh me shumë njerëz në Kosovë”, shtoi më tej ai.

Berisha ka thënë se Blakaj familjarisht ka qenë në LDK.

“Blakaj ka qenë familjarisht në LDK, dhe ata kanë qenë gojëkëqij kundër UÇK-së”, tha deputeti i AAK-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test