Na ndiqni

Aktuale

KFOR-i gjerman donacion për FSK në vlerë 330.000 euro

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 16:40
Dorëzimi i këtij materiali pa kompensim për vënie në punë dhe mirëmbajtje të një flote shtesë automjetesh të FSK-së është një shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të Bundeswehr-it gjerman dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Uwe A. Becker, i dorëzoi bashkërisht me komandantin e Kontingjentit të 50-të gjerman të KFOR-it, nënkolonelin Eric Offermann, 77 komplete me vegla speciale dhe 44 automjete të tipit ‘Wolf’ Forcës së Sigurisë së Kosovës në vlerë 330 mijë euro.

Dorëzimi i këtij materiali pa kompensim për vënie në punë dhe mirëmbajtje të një flote shtesë automjetesh të FSK-së është një shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të Bundeswehr-it gjerman dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Materiali përfshin, ndër të tjera, një rrafsh zdrukthi, një stacion saldimi dhe makina saldimi. Të gjitha këto dorëzohen dhe të cilat janë të nevojshme për të mund mirëmbajtur dhe për të vë në punë për një kohë të gjatë një flotë automjetesh në aspektin logjistik dhe teknik.

Në këtë ceremoni, të mbajtur në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së në Prishtinë, ishin edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci dhe zëvendësi i tij, gjeneral brigade Janos Csombok.

Dorëzimi i materialit lidhet me transformimin e angazhimit gjerman në Kosovë dhe angazhimit të mëtutjeshëm të Bundeswehr-it në Kosovë. Republika Federale e Gjermanisë me këtë përkrah edhe më tutje zhvillimin e aftësive të FSK-së në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.

Ndryshe, kampi Fushor gjerman në Prizren do të mbyllet deri në fund të 2018 dhe do t’i dorëzohet përmes UNMIK-ut shtetit të Kosovës. Ushtarët gjermanë të Bundeswehr-it, nga viti 2019 do të shërbejnë vetëm në Kampin „Film City“, në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it  në Prishtinë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test