Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj zbulon kur do t’iu ndalen pensionet veteranëve të rrejshëm

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 shtator 2018 Në ora: 09:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri rreth çështjes së listave të veteranëve.

Kryeministri i vendit ka thënë se janë bërë gabime të mëdha, pasi në listën e veteranëve të rrejshëm janë future veteranët e vërtetë.

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe rreth ndalimit të pensioneve për veteranët e rrejshëm.

Ai ka thënë se pensionin do të vazhdojnë ta marrin të gjithë dhe askujt nuk do t’i ndalohet derisa gjykata të marrë një verdikt në lidhje me këtë çështje.

“Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“, ka thënë Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test