Na ndiqni

Aktuale

Aliu: Refuzimi nga LDK ishte i pritshëm, kishim shpresa te Vjosa Osmani

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:00
Liburn Aliu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se refuzimi i LDK-së për t’iu bashkuar protestave të Vetëvendosjes ka qenë i pritshëm.

“Brenda LDK-së ka ballafaqim për këtë çështje, prandaj kemi shpresuar se do të ketë përgjigje pozitive, sidomos për faktin se qëndrimet e tyre politike janë përputhur me qëndrimet tona kur bëhet fjalë për negociatat dhe zgjedhjet e reja”, tha ai në “Debat Plus”.

Aliu tha se bojkotimi i seancave nga LDK rriti shpresat se ata do t’u bashkëngjiteshin protestave të Vetëvendosjes.

“Bojkotimi i seancave e krijoi edhe një mundësi që ne të besojmë që do të mund të kemi bashkëpunim edhe për protesta, meqenëse bojkotimi i seancave do të duhej të korrespondonte edhe me një protestë popullore”.

“Bojkotimi i seancave pa qytetarin aktiv jashtë institucioneve, për ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk ka shumë kuptim”, tha më tej Aliu, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se e kaluara e disa individëve nga LDK i lidh me pushtetin e sotëm.

“Ka struktura në LDK që e kaluara i lidh me pushtetin e sotshëm, dhe mbase që ata do të kenë ndikim në strukturat e LDK-së, dhe të na sjellin këtë përgjigje që na kanë sjellë”, tha Aliu.

“Vjosa Osmani ka deklaruar publikisht se është për protesta, dhe ka krijuar mundësinë që ne të ulemi e të flasim me LDK-në”, deklaroi Aliu.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test