Na ndiqni

Aktuale

Isa Mustafa: LDK-ja kundër autonomisë me kompetenca ekzekutive

Nga: Mediat Shqiptare Më: 19 shtator 2018 Në ora: 18:37
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në vizatë të ndara ambasadorin e Francës, Didier Chabret dhe ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Në postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike pikëpamjet dhe këndvështrimet e LDK-së për dialogun dhe rolin e saj.

 Postimi i plotë:                                

Sot, kisha kënaqësinë të pres në vizita të ndara ambasadorin e Francës, z. Didier Chabret dhe ambasadorin e Italisë, z. Piero Cristoforo Sardi. Para dy dite, po ashtu, takova ambasadorin e Norvegjisë, z Per Strand Sjaastad. Biseduam për ecuritë e fundit politike në Kosovë, pikëpamjet dhe këndvështrimet e LDK-së për dialogun dhe rolin e saj si parti më e madhe politike në Kosovë. Shpreha qëndrimin e qartë të LDK-së se vetëm përmes dialogut mund dhe duhet të zgjidhen çështjet me fqinjët dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Se, LDK është e përkushtuar që dialogu të zhvillohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira të parakohshme. E shtruam nevojën që ky dialog të jetë transparent, të ketë pajtueshmëri dhe përfshirje sa më të gjerë, të përcaktohet formati, përmbajtja dhe objektivat që duhet të arrihen. Theksuam se për LDK-në është e papranueshme të shtrohet çështja e kufijve ashtu siç është i papranueshëm një asociacion apo formë tjetër e autonomisë me kompetenca ekzekutive. Ambasadorët shfaqën interesimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që të përkrahin Kosovën në rrugën e sajë eurointegruese, pjesë e rëndësishme e së cilës është normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë, duke u shprehur për nevojën e një roli sa më aktiv të LDK-së. Në takim morën pjesë edhe z. Avduullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe znj. Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test