Na ndiqni

Aktuale

Selimi: Nuk e prita këtë nga LDK-ja

Nga: Express Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:53
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për protestën që po organizon partia e tij, për të penguar planet e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Selimi ka thënë në emisionin , se pret që Lidhja Demokratike e Kosovës të ndryshojë qëndrim, pas përgjigjes negative që ajo dha sot pasdite ndaj ftesës së VV-së.

“Nuk më dhemb mua më pak sesa një anëtari të LDK-së ajo që po i ndodh Kosovës”, është shprehur Selimi.

“Aq sa më dhemb mua, i dhemb edhe çdo anëtari të LDK-së, kam përshtypjen. Edhe anëtarëve të PDK’së ndoshta”, ka deklaruar ai.

Selimi ka thënë se VV ende nuk ka caktuar datën për mbajtjen e protestës kundër Thaçit.

“Kemi dhënë disa orientime, por kemi kërkuar që ta bëjmë bashkë (me partitë opozitare v.j.)”, ka theksuar ai.

“Në një kohë relativisht të përshtatshme, qoftë fundi i kësaj jave, qoftë fundi i javës tjetër”, ka shtuar Selimi.

Ai ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e Vetëvendosjes, për të diskutuar për protestën, pas përgjigjes negative të marrë nga LDK-ja.

“Nesër mblidhet Kryesia e Vetëvendosjes, mund të jepet data për protesta”, ka thënë Selimi.

“Pres që LDK të reflektojë. Nuk e kam pritur përgjigjen negative”, është shprehur ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test