Na ndiqni

Aktuale

Salihaj: Lutfi Haziri është vegël e Hashim Thaçit brenda LDK-së

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:04
Adem Salihaj

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është një vegël e Hashim Thaçit brenda LDK-së.

“Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhëtisë, fytyra e nje vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët ,ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët”.

“Në ndërkohë ,tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së,të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje,ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së,sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur përkrahjen”, ka shkruar Salihaj, përcjellë “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test