Na ndiqni

Aktuale

Murati: Është mirë me u ditë kush flet në emër të LDK-së

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:25
LDK

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se është mirë me u ditë kush flet në emër të LDK-se. Sipas Muratit, nuk është hera e parë që X e Y zyrtari thotë, “ky nuk flet në emër të partisë”.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se Grupi Parlamentar pak a shumë në linje me kryetarin. Nënkryetarët e pavendosur, disa sulmojnë bashkëpartiakët pa pikë nevoje e disa thonë që procesi duhet marrë me qetësi, pa dhënë detaje. Ec e bjeri në fije.

Ja postimi i plotë i Muratit:

Është mire me u dite kush flet ne emër te LDK-se. Nuk është hera e parë që x e y zyrtari thotë “ky nuk flet në emër te partisë”. Qe rasti i fundit. Kryetari formal i partisë, z.Mustafa, tha ne rubikon qe loja me kufi e territore është e rrezikshme. Grupi Parlamentar pak a shume ne linje me Kryetarin. Nënkryetarët e pavendosur, disa sulmojnë bashkëpartiakët pa pike nevoje e disa thonë qe procesi duhet marre me qetësi, pa dhënë detaje. Ec e bjeri ne fije. Demokracia e brendshme është ok, censura s’ka vend ne politike, veç qëndrimet partiake për çështje te caktuara duhet te jene te njohura. Nuk mund te ndërrojnë politikat partiake çdo dite, varësisht se kush flet

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test